Nesër varrosen dy nxënësit e vrarë mbrëmë në Gllogjan

Nesër varrosen dy nxënësit e vrarë mbrëmë në Gllogjan

Aktuale November 27, 2021 - 16:48

Nesër (e diel) do të varrosen dy nxënësit e vrarë mbrëmë në sulmin që ndodhi në Gllogjan të Deçanit e ku të vrarë gjithsej mbetën tre persona.

Varrimi i të ndjerëve do të bëhet në ora 14:00 në varrezat në Gllogjan.

Nga sulmi i mbrëmshëm mbetën të vrarë nxënësit Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj si dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj.