Sveçla, ultimatum vrasësit që të dorëzohet

Sveçla, ultimatum vrasësit që të dorëzohet

Aktuale November 27, 2021 - 15:35

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka folur në lidhje me rastin e djeshëm në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë tre persona dhe një i plagosur, raporton Zeri.info

Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës nën direktivat e Prokurorisë është duke i trajtuar një nga një informacionet e ardhura në rrugë të ndryshme.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve se për çfarë do informacioni që mund të ndihmonte në zbardhjen e rastit t’i drejtohen Policisë.

“Me të marrë lajmin jam kthyer në Kosovë dhe kam ardh drejt në Deçan për të takur strukturat policore dhe prokurorët, për të shprehur gatishmërinë tonë në zbulimin e këtij rasti, dhe në lehtësimin e dhimbjes pr familjarët dhe qytetarët e deqanit. Dua të ju bëj ftesë qytetarëve të Kosovës se për çfarë do informacioni që do të mund të na ndihmojë në zbardhjen e këtj rasti le ti drejtohen policisë dhe prokurorisë që rasti të zgjidhet sa më parë. Mund të deklarojë se tashmë kemi informacione të ndryshme të ardhura në rrugë të ndryshme të cilat Policia e Kosovës në direktivat e Prokurorisë është duke i trajtuar një për një”, tha Sveçla.

Ministri i ka bërë ftesë vrasësit që të dorëzohet.

“I bëj ultimatum vrasëssit që të dorëzohet, për shkak se për çdo ditë ai rëndon të tjerët. Kushdo që ndihmon vrasësit implikohet në vepër të rëndë penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij po ashtu edhe për qytetarët e Kosovës”, tha ai. /Zëri.