16 marrëveshje pritet të nënshkruhen në mbledhjen e qeverive, të Kosovës e Shqipërisë

16 marrëveshje pritet të nënshkruhen në mbledhjen e qeverive, të Kosovës e Shqipërisë

Aktuale November 25, 2021 - 08:47

Ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, foli në lidhje me detajet për takimin e nesërm mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Durmishi tregoi se deri më tani janë në plan për t’u nënshkruar 16 marrëveshje mes dy kryeministrave, Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

“Çdo gjë është gati, mbledhja e dy qeverive do të mbahet nesër në Elbasan”, tha ambasadori.

“Konsideroj se është i rëndësishëm për ecjen e mëtejme në zbatimin e programeve ligjeve dhe marrëveshjeve në të dyja vendet”, tha Durmishi për takimin.

“Agjenda parasheh që të ketë takime mes dy kryeministrave, udhëheqësve të kabineteve, ministrat e dikastereve do të takohen veç e veç dhe së bashku, ku edhe do të bëhet një vlerësim i dikastereve se sa janë zbatuar marrëveshjet”, ka thënë Durmishi në Klan.

“Do të ketë një ceremoni që pasohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve”.