Rama thotë se do ta ftojë Kurtin për të folur për planet e kryeqytetit

Rama thotë se do ta ftojë Kurtin për të folur për planet e kryeqytetit

Aktuale November 15, 2021 - 10:13

Një ditë pas fitores për të parin e Prishtinës, kryetari i ardhshëm Përparim Rama ka thënë se do të jetë bashkëpunues me nivelin qendror të vendit, që pret bashkëpunim edhe të kthyeshëm.

Ai ka thënë se do ta thërrasë kryeministrin Albin Kurti që të flasin për planet e Prishtinës dhe që do të bashkëpunojë me kundërkandidatin e tij Arben Vitinë.

“Patjetër do të kemi bashkëpunimin të plotë me z. Vitia. Ai më ka thirrur dhe më ka uruar fitoren dhe çmoj shumë atë. Ka thënë që do të jetë bashkëpunues me atë që duan qytetarët e Prishtinës. Do të kemi një punë fantastike bashkë me Qeverinë. Do ta ftoj zotin Kurti që të jetë mysafir në Komunë dhe të bashkëbisedojmë për planet e mëdha që kemi”, deklaroi Rama në “EuroNews Albania”.