“Darka e Lamës” ndër vite: Nga modestia rreth sofre deri te darka glamuroze e 2021-ës [foto/video]

“Darka e Lamës” ndër vite: Nga modestia rreth sofre deri te darka glamuroze e 2021-ës [foto/video]

Aktuale October 26, 2021 - 11:06

Darka e Lamës u mbajt edhe në vitin 2021. Kështu është mbajtur gjithmonë ndër vite, duke u filluar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Kjo darkë është një festë pagane, që simbolizon fillimin e dimrit dhe kohën kur tashmë janë mbledhur të mirat ushqimore e materiale për të kaluar kohën deri në pranverë.

Megjithatë, nëse ecim ndër vite, shohim se kjo darkë ka pësuar ndryshime të mëdha në organizim. Dikur krejt thjesht rreth sofrës me një pite, kos e turshi, por standardi rritej. Njëherë në sofra më të mëdha e më pas në tavolina të gjata plot ushqime tradicionale. E kjo darkë e fundit ishte pak më ndryshe.

Një sallë e madhe në një nga hotelet luksoze të Prishtinës u transformua në sallë me sofra e duaj kashte, ku u ulën mysafirët. Nuk ishin vetëm ambasadorët dhe përfaqësuesit e tjerë ndërkombëtarë. Aty kishte edhe ndërmarrës dhe pjesëtarë të shoqërisë civile të Kosovës.

“Pro et contra” për këtë darkë ka filluar që nga mbrëmë pas daljes së fotografive. Dikush e ka kritikuar organizimin, mirëpo të tjerë, si drejtuesi i “Mrizit të Zanave”, e kanë vlerësuar. Por kritika më e madhe ka shkuar nga gastronomët, të cilët thanë se aty u shkelën të gjitha masat anti-COVID, për të cilat bizneset dënohen. /Zëri

Image
Image
Image
Image

Image

Image
Image
Image
Image
Image
Image

Image

Image