Selimi Osmanit: Merru me këshilltarë që të mos të të gjejë fati i ish-presidentit Sejdiu

Selimi Osmanit: Merru me këshilltarë që të mos të të gjejë fati i ish-presidentit Sejdiu

Aktuale October 21, 2021 - 22:16

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i ka reaguar zëvendës shefit të kabinetit të presidentes, Artan Murati, i cili e kritikoi ish-ministrin i cili kritkoi presidenten Vjosa Osmani për konferencën ku kritikoi BE-në në lidhje me vettingun.

Reagimin e këshilltarit të presidentes, Selimi e ka quajtur si mundësi për tu promovuar në media, ndërsa e ka këshilltuar Presidentën që të merret me të para se të ndodh ajo që ndodhi me ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

Selimi ka thënë se këshillat e Osmanit në kohën kur ishte këshilltare e presidentit Sejdiu, ia humbën mandatin atij, transmeton Zeri.info.

"E nderuara Znj. Presidente, Sot këshillltarët tuaj patën rastin që të promovohen pak nëpër media. Përderisa këshillat e mia kontribuan në përfundim të suksesshëm të mandatit të Presidentes Jahjaga, këshillat tua ja humbën mandatin Presidentit Sejdiu. Të lutem merru me këshilltarë e informohu mirë që mos të gjejë fati i Presidentit Sejdiu", ka shkruar Selimi në reagimin e tij. /Zëri