Rama: Nuk kemi kohë për të humbur, duhet të vijojmë në shtjellimin e Ballkanit të Hapur

Rama: Nuk kemi kohë për të humbur, duhet të vijojmë në shtjellimin e Ballkanit të Hapur

Aktuale October 21, 2021 - 22:03

Në ceremoninë e përvjetorit të Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përmendur sërish nismën e Ballkanit të Hapur.

Ai tha se është i bindur që Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur dhe nuk ka kohë për të humbur, por duhet të vijohet në shtjellimin e kësaj ideje.

Rama shtoi se duke e bërë sot këtë nismë, jo vetëm që ndërtohet një hapësirë funksionale të katër lirive të BE, por i jepet mundësi edhe rritjes ekonomike.

“Dëgjova për Ballkanin e Hapur dhe jam i bindur se kjo nismë është ideja e duhur në kohën e duhur. Ne Shqipëria nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të vijojmë në shtjellimin e kësaj ideje. Ne fitojmë kohë nga e ardhmja, Ballkanin e Hapur do detyrohemi ta bëjmë, në momentin kur do të hymë në BE. Do të ishte një ekstra sforco dhe kohë e humbur. Duke e bërë sot, ne jo vetëm që ndërtojmë një hapësirë funksionale të 4 lirive të BE, i japim mundësi vetes të rrisim ekonominë tonë”, ka thënë Rama./oranews.al/