Lladrovci pasi u emërua u.d i kryetarit të PDK-së në Drenas: Vendim që rikonfirmon unitetin

Lladrovci pasi u emërua u.d i kryetarit të PDK-së në Drenas: Vendim që rikonfirmon unitetin

Aktuale October 21, 2021 - 21:49

Kryetari aktual i komunës së Drenasit dhe kandidati për mandatin tjetër nga PDK, Ramiz Lladrovci ka falënderuar kryetarin Memli Krasniqi dhe Kryesinë e PDK-së për besimin për ta udhëhequr si ushtrues detyre i kryetarit për Degën e PDK-së, dhe kryesinë e re të kësaj partie në Drenas.

Lladrovci në një postim në fb, ka cekur rëndësinë e unitetit qytetar si dhe është angazhim për të fuqizuar punën në terren dhe bastioneve në nëndegë dhe degën në përgjithësi.

"Ky vendim është edhe një rikonfirmim i unitetit, të gatishmërisë tonë të përbashkët për ta fuqizuar bastionin e PDK-së në Drenas me të gjithë qytetarët që na besuan mbi dy dekada, të rrugës së liderëve tanë që padrejtësisht nuk janë në mesin tonë dhe fitoren e pandalshme më 14 nëntor", ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Qytetarë të nderuar,

Simpatizantë, aktivistë dhe anëtarë të devotshëm të PDK-së,

Jam i nderuar dhe thellësisht mirënjohës ndaj kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe Kryesisë së partisë për besimin e dhënë, për ta udhëhequr Degën e PDK-së në Drenas, si Ushtrues Detyre të kryetarit.

Ky emërim dhe përgjegjësi, për mua dhe Kryesinë e re të Degës së PDK-së, në prag të balotazhit, është angazhim për të fuqizuar punën në terren dhe bastioneve në nëndegë dhe degën në përgjithësi.

Ky vendim është edhe një rikonfirmim i unitetit, të gatishmërisë tonë të përbashkët për ta fuqizuar bastionin e PDK-së në Drenas me të gjithë qytetarët që na besuan mbi dy dekada, të rrugës së liderëve tanë që padrejtësisht nuk janë në mesin tonë dhe fitoren e pandalshme më 14 Nëntor.

Faleminderit kryetar Memli Krasniqi!

Faleminderit Kryesi e PDK-së!

Bashkë për Drenasin, bashkë për Kosovën!