Mediat serbe “dridhen” nga snajperistët e Policisë së Kosovës

Mediat serbe “dridhen” nga snajperistët e Policisë së Kosovës

Aktuale September 21, 2021 - 08:29

Tensionet në pikën kufitare në Jarinje kanë shtuar forcat policore prejse ka filluar zbatimi i reciprocitetit të targave të Kosovës.

Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë kontrolluar situatën, duke e mbajtur rendin në atë pjesë.

Mirëpo, raportimet e mediave serbe sot shihet se gazetarët e tyre kanë parë snajperistët e Policisë së Kosovës, të cilët u kanë ngritur vëmendje.

Më parë edhe presidenti Aleksander Vuçiq kishte përmendur snajperët, “shqiptarët kanë angazhuar snajperistët që të mbulojnë shtëpitë e të rinjve serbë që mund të kundërshtojnë aksionin”. /Zëri

Image
Ballina e B92