Mësimi fillon më 13 shtator me prezencë fizike, 77% e mësimdhënësve e mbi 2 mijë nxënës janë vaksinuar

Mësimi fillon më 13 shtator me prezencë fizike, 77% e mësimdhënësve e mbi 2 mijë nxënës janë vaksinuar

Aktuale September 03, 2021 - 12:28

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për medie ka njoftuar se kanë bërë të gjitha përgatitjet që vitit i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike më 13 shtator.

Pupovci thotë se rekomandimet e fundit të ardhura nga OBSH-ja janë që shkollat mund të zhvillojnë mësimin me prezencë fizike.

Ai ka shtuar se, sipas të dhënave që kanë, deri më tani janë vaksinuar 77% e mësimdhënësve dhe mbi dy mijë nxënës.

“Parashihen skenarët A, B, C dhe është shtuar skenari i rikthimit në shkolla me prezencë të plotë. Javën e ardhshme kemi takim me drejtoritë komunale dhe SBASHK-un. Sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve, shkalla e vaksinimit është 77%, kurse janë vaksinuar 2369 nxënës. Rekomandimet e fundit të OBSH-së janë që shkollat të qëndrojnë të hapura”. /EO