Vitia: Do të ketë masa për të pavaksinuarit
Foto:Laura Hasani

Vitia: Do të ketë masa për të pavaksinuarit

Aktuale August 06, 2021 - 13:05

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID-19, duke shtuar se varianti “Delta” nuk është duke i kursyer as fëmijët.

“S’ka alternativë tjetër, pos vaksinimit. Me paraqitjen e ‘Deltës’ është e qartë se çdo masë konvencionale nuk do ta ketë suksesin që ka pasur para këtij varianti. Janë 290 ekipe të vaksinimit në tërë Kosovën, ky proces do të vazhdojë me rritjen e numrit të ekipeve, si në Prishtinë”, është shprehur ai.

“Nga e hëna jemi në takime për rishikimin e masave të reja që do të jenë konform insetivizimit të qytetarëve për vaksinim. Vaksina ka mjaftueshëm, janë të sigurta dhe nuk ka arsye për mosvaksinim. Janë shumë fëmijë të infektuar në valën e fundit. Ky është një alarm që të jemi të ndërgjegjshëm. Vaksina ka mjaftueshëm dhe nuk ka asnjë arsye për mosvaksinim, do ketë masa për ata që nuk janë vaksinuar. Në shumë spitale regjionale nuk janë shumë të mira, kanë qenë ashtu dhe ka qenë e pamundur të intervenojmë si pasojë e COVID-19, po përpiqemi të ndërhyjmë te kushtet mbi gjendjen pandemike, oksigjenimin dhe krijimin e kushteve më të mira të vaksinimit”, tha Vitia. /EO