KEDS-i angazhon 400 punëtorë në terren, pas stuhisë së erës që kaploi vendin

KEDS-i angazhon 400 punëtorë në terren, pas stuhisë së erës që kaploi vendin

Aktuale August 05, 2021 - 14:04

Pas përkeqësimit të motit dhe erërave të fuqishme që kapluan vendin në orët e para të mëngjesit, KEDS-i ka angazhuar 400 punëtorë në terren për të intervenuar në zonat e ndikuara.

Parmes një njoftimi për media, nga KEDS-i kanë thënë se dhjetëra ekipe janë shpërndarë gjithandej vendit, ku po bëjnë çmos që të sanojnë dëmet e shkaktuara në rrjet sa më shpejt që është e mundur.

“Ekipet po punojnë pa ndërprerë, me të gjitha kapacitetet në dispozicion, në mënyrë që konsumatorëve t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike. Përkundër kushteve atmosferike, puna është duke u zhvilluar me dinamikë të lartë nga ekipet tona”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, KEDS-i është duke bërë monitorimin e rrjetit në kohë reale përmes programit “Kosovanet”, ku evidentimi i avarive po bëhet në kohë rekorde, ndërkaq përmes sistemit SCADA po mundësohet kontrollimi i nënstacioneve dhe intervenimi më i shpejtë nga ekipet tona.

KEDS-i u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe nëse shohin ndonjë avari në rrjet ta raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjes në numrin pa pagesë: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë. /Zëri