Asnjë viktimë dhe 99 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Asnjë viktimë dhe 99 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale August 04, 2021 - 17:33

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 3,599 teste, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 99 raste me koronavirus.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin Infektiv po marrin trajtim 23 pacientë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 130, 314 persona.