Kosova pranoi sot mbi 38 mijë doza AstraZeneca, së shpejti edhe mbi 500 mijë nga Pfizer-i

Kosova pranoi sot mbi 38 mijë doza AstraZeneca, së shpejti edhe mbi 500 mijë nga Pfizer-i

Aktuale August 04, 2021 - 17:45

UNICEF-i në Kosovë ka njoftuar se sot në vendon tonë kanë mbërritur mbi 38 mijë doza të vaksinës AstraZeneca përmes COVAX-it.

Përmes një postimi në Twitter, UNICEF-i ka bërë të ditur se kjo është dërgesa e katërt e vaksinave COVID-19 në Kosovë.

“Sot Kosova ka marrë 38.400 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca e dorëzuar nga UNICEF përmes COVAX-it. Kjo është dërgesa e katërt e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes COVAX-it”, thuhet në njoftim.

 

Po ashtu, nga UNICEF-i kanë thënë se tjetër dërgesë prej 521 mijë dozave të Pfizerit do të dorëzohet në javët e ardhshme.

“Deri më sot, UNICEF-i në Kosovë ka mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë me dhurimin e 211.420 dozave të vaksinave COVID -19 përmes COVAX-it. Një dërgesë tjetër prej 521.820 dozash të vaksinës Pfizer-BionTech COVID-19 do të dorëzohet në javët e ardhshme”, është bërë e ditur në njoftimin e UNICEF-it.

 

Ndërkaq, thuhet se me këto vaksina që janë dorëzuar dhe vaksinat që pritet të dorëzohen javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX-it do të mbulojë vaksinimn e 20% të popullësisë së Kosovës.

“Me vaksinat e dorëzuara deri më tani dhe ato që pritet të dorëzohen në javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX-it do të mbulojë vaksinimin e 20% të popullatës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it. /Zëri