![Flamuri i Kosovës ulet në gjysmështizë për nder të viktimave nga aksidenti në Kroaci](/uploads/zeri.info/images/2021/July/26/auto_1Flamuri_ne_gjysem_shtize_per_viktimat_e_aksidenti_te_mergimtareve_ne_Kroaci1627295727.jpg)
Flamuri i Kosovës ulet në gjysmështizë për nder të viktimave nga aksidenti në Kroaci
Flamuri i Republikës së Kosovës është ulur në gjysmështizë pas aksidentit tragjik që ndodhi të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
Për nderim të viktimave të aksidentit që tronditi vendin, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpallur këtë të hëne ditë zie.
Të dielën rrugën për në Kroaci mori kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij.
Ai vizitoi të lënduarit, të cilët po trajtoheshin në spitalin në Slavonski Brod.
Ndërsa mëngjesin e kësaj të hëne ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka treguar se dy nga personat e lënduar gjenden në mjekim intensiv e që njëri nga ta është në gjendje më stabile.
E dhjetë qirinj që simbolizojnë dhjetë jetët e humbura në aksidentin në Kroaci u ndezën pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë mbrëmjen e së dielës.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2021/July/26/auto_2Flamuri_ne_gjysem_shtize_per_viktimat_e_aksidenti_te_mergimtareve_ne_Kroaci1627295734.jpg)
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2021/July/26/auto_3Flamuri_ne_gjysem_shtize_per_viktimat_e_aksidenti_te_mergimtareve_ne_Kroaci1627295746.jpg)