100 vjet nga masakra e Isniqit, Ramosaj: Të rënët janë bazamenti i shtetit të Kosovës

100 vjet nga masakra e Isniqit, Ramosaj: Të rënët janë bazamenti i shtetit të Kosovës

Aktuale July 23, 2021 - 15:15

Në 100-vjetorin e masakrës ndaj popullsisë së Isniqit në Deçan nga forcat serbo-malazeze u nderua jeta dhe vepra e të gjithë të rënëve të kësaj masakre.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se të rënët e kësaj masakre janë bazamenti i shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Janë shekuj e shekuj luftë për me pas një mirëqenie, për me jetu me të drejtën e Zotit në këtë vend, pavarësisht cilat janë rregullat, cilat janë ligjet që njerëzit i përcaktojnë dhe i bëjnë për vete.

Lavdi dhe nderim për çdo njeri që ka derdhur gjak për këtë vend, e që ka qenë mësim dhe ka përcjell vazhdimësinë e brezave tanë deri në këtë kohë, e ne po besoj që jemi njerëz më me kompetencë, njerëz që do duhet të bëjmë për këtë vend më shumë. Në këtë drejtim s’kemi me u ndal.

Do të ndërtohet edhe monumenti për këtë ngjarje madhore (1921), dhe në secilin vend ku është derdh gjak i një shqiptari ka për të qenë së paku një epitaf i shkruar për me na përkujtu prej nga e kemi prejardhjen.I përjetshëm qoftë kujtimi për të rënët e masakrës së Isniqit! BR