Abdixhiku: Beteja e Loxhës, ndër më kulminantet e UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku: Beteja e Loxhës, ndër më kulminantet e UÇK-së

Aktuale July 06, 2021 - 10:39

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar të rënët në 23-vjetorin e betejës së Loxhës.

Abdixhiku ka thënë se beteja e Loxhës është një ndër momentet kulminante të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila rezultoi me fitore dhe zmbrapsjen e forcave serbe.

“Beteja e 6 korrikut 1998 në fshatin Loxhë të Pejës është një ndër momentet kulminante të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila rezultoi me fitore dhe zmbrapsjen e forcave serbe. Sot u bënë 23 vjet nga beteja lavdishme e Loxhës, e komanduar nga strategu dhe komandanti, Tahir Zemaj”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai më tej shkruan se gjaku i të rënëve për liri është amanet për të gjallët që të mos e harrojmë të kaluarën dhe të punojmë në forcimin e idealit të tyre.

“Luftëra pa gjak dhe dhimbje nuk ka, andaj në betejën e Loxhës ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët e kombit: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj.

Gjaku i derdhur për liri në Loxhën heroike është amanet për ne të gjallët që të mos e harrojmë të kaluarën tonë të përgjakur dhe të punojmë fort në forcimin e idealit të të rënëve për liri. Lavdi të rënëve në betejën e Loxhës!”, shkroi kreu i LDK-së. /Zëri