Gërvalla përmison gabimet në postimin e saj në “Twitter”

Gërvalla përmison gabimet në postimin e saj në “Twitter”

Aktuale June 28, 2021 - 20:24

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot njoftoi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten do ta vizitojë Kosovën.

Por e njëjta në njoftimin e saj të postuar në Twitter pati huqje të flamurit të NATO-s me atë të OKB-së.

E njëjta e ka përmisuar gabimet në postimin e saj e në vend të flamurit këtë herë vendosi ta shkruaj “NATO”, raporton Zeri.info.

“Takim i mirë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Është mirë që ta shohim angazhimin e palëkundur të NATO-s për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do ta harrojë kurrë se NATO-ja e shpëtoi vendin dhe njerëzit tanë në momentin më ekzistencial”, shkruan Gërvalla në Twitter. /Zëri

Image