Kosova dhe Italia të gatshme të rrisin bashkëpunimin mes vete

Kosova dhe Italia të gatshme të rrisin bashkëpunimin mes vete

Aktuale June 19, 2021 - 19:22

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot gjatë ditës ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Në këtë takim u bisedua rreth zhvillimeve politike, punës së qeverisë dhe marrëdhënieve e bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Italisë.

”Kosova dhe Italia kanë bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë. Kryeministri Kurti dhe ambasadori Orlando u pajtuan që tani që vendet tona po e marrin veten nga ballafaqimi me pandeminë, të punojnë së bashku për ta rritur dhe thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në mes dy shteteve, sidomos atë ekonomik”, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Italian ka njoftuar kryeministrin Kurti për vizitën zyrtare të planifikuar për javën e ardhshme për në Kosovë të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio. /Zëri