Protestojnë ish-punëtorët e “Rilindjes”, kërkojnë pagesën e 20% dhe njohje të përvojës së punës

Protestojnë ish-punëtorët e “Rilindjes”, kërkojnë pagesën e 20% dhe njohje të përvojës së punës

Aktuale June 18, 2021 - 12:42

Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja” kanë protestuar në oborrin e objektit ku kanë punuar më parë.

Zeqir Bekolli, drejtor i gazetës “Rilindja”, ka kërkuar në emër të të gjithë ish-punëtorëve që t’u njihet stazhi i punës dhe t’u paguhet 20-përqindëshi.

Sipas Bekollit, nga ky 20-përqindësh që ata kërkojnë mund të llogaritet një shifër prej 3 milionë eurosh kompensim, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu ai është shprehur se mosmarrja parasysh e këtyre kërkesave të tyre ndër vite po i bën të ndihen të diskriminuar nga institucionet.