12 të vdekur dhe 198 të infektuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

12 të vdekur dhe 198 të infektuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Aktuale May 08, 2021 - 16:29

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 12 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas MSH-së, gjatë këtyre 24 orëve, 198 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, nga 3108 testime të realizuar.

Ndërsa, numri i të shëruarve është 333. /Zëri