Kuvendi detyron KOSTT-in të paguajë rrymën e shpenzuar në veri për 6 muajt e ardhshëm

Kuvendi detyron KOSTT-in të paguajë rrymën e shpenzuar në veri për 6 muajt e ardhshëm

Aktuale May 06, 2021 - 16:26

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me kërkesën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike në katër komunat e veriut, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstentim, Kuvendi i Kosovës miratoi rekomandimin e Komisionit përkatës dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) të mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës për 6 muajt e ardhshëm.

Kujtojmë se opozita e kishte kundërshtuar rekomandimin e KOSTT-it, i cili ditë më parë kërkoi nga Qeveria 11 milionë euro të paguar humbjet e energjisë elektrike në veri të vendit të banuara me serbë të cilët kundërshtojnë të paguajnë faturat e energjisë që nga paslufta. /Zëri