Nënshkruhet kontrata mes Komunës së Mitrovicës dhe FSK-së për shfrytëzimin e pronës së Cërnushës

Nënshkruhet kontrata mes Komunës së Mitrovicës dhe FSK-së për shfrytëzimin e pronës së Cërnushës

Aktuale May 06, 2021 - 15:31

Pas miratimit të propozim-vendimit nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës Jugore, sot në ambientet e Kuvendit Komunal, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri nënshkruan kontratën për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Mitrovicës në shfrytëzim FSK-së.

Në një njoftim për media nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se kjo pronë përfshin gjithsej 191 hektarë dhe do të shërbejë për stërvitje dhe nevojat tjera të FSK-së për të zhvilluar aftësitë, kapacitetet dhe gatishmërinë operuese për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.

Hapësira në fjalë për shumë vite me radhë ka shërbyer si vend stërvitjeje për Policinë, KFOR-in dhe FSK-në. /Zëri