990 profesionistë shëndetësorë të vaksinuar deri më tani në sallën “1 Tetori”

990 profesionistë shëndetësorë të vaksinuar deri më tani në sallën “1 Tetori”

Aktuale May 06, 2021 - 12:54

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se aktualisht janë vaksinuar 990 profesionistë të stafit shëndetësor në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Bardhi ka thënë se vetëm gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 637, ndërsa sot deri në këto momente janë vaksinuar 353, raporton Zeri.info.

“Jemi në ditën e dytë të radhës së vaksinimit të stafit shëndetësor në nivel vendi. Ku aktualisht deri më tani kemi 990 persona të vaksinuar, ku gjatë ditës së djeshme kemi pasur të vaksinuar 637, ndërsa sot deri në këto çaste janë 353”, tha ai.

Ai tha se sot ka pasur një rritje më të madhe të interesimit të profesionistëve shëndetësorë për t’u vaksinuar.

“Fluksi i profesionistëve shëndetësorë është shumë i madh, sot kemi një rritje të numrit të profesionistëve shëndetësorë”, tha ai. /Zëri