Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Veseli përfundon vizitën te babai i tij, përcillet me thirrje “UÇK, UÇK – Kadria, Kadria”

Veseli përfundon vizitën te babai i tij, përcillet me thirrje “UÇK, UÇK – Kadria, Kadria”

Aktuale May 04, 2021 - 12:49

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës, ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Nën shoqërimin e forcave të shumta policore, duke përfshirë Policinë e EULEX-it, Veseli sot sërish ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ku po qëndron i shtrirë babai i tij.

Duke dalë nga spitali ai u përcoll me thirrje “UÇK - UÇK, Kadria - Kadria”.