Kurti uron Pashkët duke cituar rilindasit: Me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë
Kryeministri Albin Kurti, i ka uruar besimtarëve ortodoks festën e Pashkëve.
Përmes këtij urimi Kurti ka cituar rilindasit shqiptarë.
“Për shumë mote Pashkët! Sot, besimtarët ortodoksë, dhe midis tyre dhe bashkatdhetarët tanë, kremtojnë Pashkët. Ju uroj atyre Pashkë të gëzuara! Për çdo vit, në pranverë, për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhnjen mbi vdekjen. Triumfofshin dhe midis nesh! Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë. Siç na kanë thënë e udhëzuar rilindasit tanë deri te më i fundmi i tyre At Fan Stilian Noli: me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë. Për shumë mote Pashkët!”, thuhet në urimin e kryeministrit Kurti. /Zëri