Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Operatorit “Telkos” ia ndalin sinjalin tri kanale televizive vendore, nuk iu ofroi marrëveshje

Operatorit “Telkos” ia ndalin sinjalin tri kanale televizive vendore, nuk iu ofroi marrëveshje

Aktuale April 21, 2021 - 18:38

Gjatë ditës së sotme, Operatorit “Telkos” i është ndalur sinjali i kanaleve televizive Dukagjini, T7 dhe Kanal 10.

E gjithë kjo nga kanalet e sipërpërmendura është realizuar në mënyrë të ligjshme, duke u bazuar edhe në rregulloren e Komisionit të Pavarur të Mediave KPM-2020/01 “Rregullore për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele” Nenin 10 “Obligimet e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele” paragrafi 1 “OSHMA-të të cilat nuk gëzojnë statusin e bartjes së obligueshme, mund të barten vetëm në bazë të marrëveshjes valide”.

Pas hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, Dukagjini, T7 dhe Kanal 10 i kanë dërguar njoftim Operatorit “Telkos” sipas rregullores së KPM duke iu ofruar mundësi bashkëpunimi si dhe duke ia dërguar ofertën e bashkëpunimit.

“Telkos” gjatë ditës së sotme ka lëshuar edhe një njoftim për konsumatorët e saj duke pretenduar se këto televizione kanë ndërprerë në mënyrë të njëanshme sinjalin; edhe pse ky operator veçse ka pranuar njoftimin nga këto kanale se në rast të mosinteresimit për të hyrë në marrëveshje bashkëpunimi, një gjë e tillë do të ndodhë edhe ligjërisht.

“Njoftojmeë klienteët dhe opinionin publik se Televizioni T7 ka beëreë ndeërprerjen e sinjalit peër operatorin Telkos neë meënyreë teë njeëanshme. Me keëteë vendim mendojmeë qeë Televizioni T7 ka beëreë shkelje teë rregullores 2020/01 neni 10, pasi qeë po e deëmton Operatorin Telkos neë raport me operatorin tjeteër. Andaj ftojmeë KPM-neë qeë teë merr masa sanksionuese neë raport me Televizionit T7 si dhe ftojmeë organet e shtetit teë merren me rastin”, ishte mesazhi që operatori në fjalë i ka përcjellë klientëve.

Kanalet televizive Dukagjini, T7 dhe Kanal 10, kanë ftuar organet kompetente të shqyrtojnë situatën, njëkohësisht të njëjtat kanale kanë informuar edhe opinionin publik për gjendjen reale mbi këtë çështje.

“Telkos” ka tentuar të transmetojë kanale televizive pa leje duke shfrytëzuar shoqatën kabllore “Kos Cable” pjesë e së cilës nuk janë shumica e operatorëve.

Ndaj këtij operatori ka pasë shumë ankesave edhe në të kaluarën nga operatorë të tjerë për transmetimin e shumë kanaleve të tjera televizive e ligave të sportit, në mesin e të cilave edhe transmetimin e UEFA Champions League nëpërmjet kanalit RTS, si dhe shumë kanaleve të tjera, edhe përkundër se të drejtat për transmetim nuk i ka pasur.

Mbi situatën aktuale të këtyre kanaleve vendore televizive, kanë reaguar edhe nga T7.

“Televizioni T7 i ka njoftuar me kohë të gjithë operatorët që e transmetojnë kanalin tonë se nuk mund t’i kenë të drejtat e transmetimit pa një marrëveshje me ne. Ne kemi kërkuar nga ta një marrëveshje të veçantë të kompensimit të të drejtave të transmetimit, pa diskriminuar asnjërin prej tyre e as pa e favorizuar asnjërin nga ta”.

“Tani, i takon secilit operator që të vendosë nëse dëshiron ta transmetojë Televizionin T7 në platformën e vet apo jo. Ne dëshirojmë bashkëpunim me secilin operator dhe e çmojmë punën e secilit. Njëkohësisht, kërkojmë mirëkuptim nga ta që të kenë parasysh se prodhimet mediale janë të kushtueshme dhe se transmetimi falas i tyre tek operatorët ekonomikë, të cilët përfitojnë nga to, është barrë e rëndë për mediumin”, thuhet në një përgjigje të këtij televizioni.

Edhe nga televizioni tjetër, Kanal 10 janë deklaruar për rastin.

“Kanal 10 ka njoftuar me kohë gjithë operatorët për një marrëveshje që ka arritur me kompaninë Artmotion për distribuim të rintransmetimit të kanalit tonë në operatorë tjerë. Ky veprim i yni ka ndodhur konform rregullores së KPM-së që i lejon OSHMA-ve lidhjen e marrëveshjeve të tilla, prandaj pretendimet se ndërprerja ka ndodhur njëanshëm nuk qëndron. Operatori në fjalë ka qenë i njoftuar për marrëveshjen dhe është inkurajuar që të gjej zgjidhje me kompaninë Artmotion për ritransmetimin e kanalit tonë”, thonë nga ky televizion.

Në tre muaj e fundit, Klan Kosova ka provuar por nuk ka mundur të arrijë marrëveshje me “Telkos” rreth transmetimit në këtë platformë për shkak se kjo kompani nuk ka treguar gatishmëri për një gjë të tillë.

Kanalet vendore si Klan Kosova, Dukagjini, T7 dhe Kanal 10 në respektim të plotë të rregullores së Komisionit të Pavarur të Mediave, janë pjesë e operatorëve, Artmotion, Kujtesa dhe disa të tjera.

Njëkohësisht kanalet dëshirojnë ta njoftojnë edhe opinionin publik për situatën reale mbi këtë çështje. Duke shfrytëzuar shoqatën Kabllore “Kos Cable” pjesë e së cilës nuk janë shumica e operatorëve, “Telkos” po tenton të ec para një agjendë personale piraterie duke transmetuar kanale pa leje; Një shoqatë e tillë do duhej të shërbente për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm, e jo me shitje, blerje; aq më shumë mund të konsiderohet një agjension profitabil në petkun e një shoqate, e cila mbështet piraterinë.

Ky është artikull i sponsorizuar.