Subjekt i hetimit duhet të jetë rrezikimi i shëndetit publik, jo rrjedhja e informacionit, thotë Selimi

Subjekt i hetimit duhet të jetë rrezikimi i shëndetit publik, jo rrjedhja e informacionit, thotë Selimi

Aktuale April 17, 2021 - 16:22

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pasi Prokurori i Shtetit e ka autorizuar Policinë e Kosovës, për të iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka thënë se për t’u hetuar do të duhej rrezikimi i shëndetit publik dhe jo rrjedhja e informacionit.

“Në çdo hetim të pavarur kur rasti fillon nga informacioni i mediave, duhet të përmbushen dy parametra: 1. Të mbrohet me çdo kusht burimi i informacionit dhe mos të linçohen e as shtrëngohen gazetarët. 2. Të përmbahen politikanët nga deklaratat e tyre rreth hetimeve që të shmanget gjykimi nga publiku e të sigurohet hetimi i paanshëm. Gazeta online Insajderi për vite të tëra ka qenë dhe mbetet burim kredibil i informacionit. Subjekt i hetimit nuk duhet të jetë Insajderi e as rrjedhja e informacionit por rrezikimi i shëndetit publik”, ka thënë Selimi”, ka shkruar ai. /Zëri