Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Për një javë, mbi 750 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID në Ferizaj

Për një javë, mbi 750 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID në Ferizaj

Aktuale April 15, 2021 - 10:05

Gjatë javës së fundit (07-14 prill 2021), duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me respektimin e masave mbrojtëse për COVID-19, njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Policore të Ferizajt në bashkëpunim me inspektorët komunalë janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare, kafenetë dhe lokacionet e tjera më të frekuentuara nga qytetarët.

Në një njoftim dërguar mediave, thuhet se këto masa në rajonin e përgjegjësisë së DRP-së Ferizaj po respektohen nga shumica e qytetarëve, të cilët edhe i kanë falënderuar, mirëpo janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat.

Si pasojë “nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 767 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me Ligjin 07/L-006, janë mbyllur 5 lokale, si dhe janë dhënë 212 vërejtje policore”.

Policia u ka bërë apel qytetarëve t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe të familjarëve të tyre.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë e në çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi”, përfundohet në njoftimin e Policisë. /Zëri