Princ Leka: Mbreti Zog vdiq në moshën 66 vjeçare, familja jonë e kujton me nderim

Princ Leka: Mbreti Zog vdiq në moshën 66 vjeçare, familja jonë e kujton me nderim

Aktuale April 09, 2021 - 23:49

Princ Leka ka kujtuar Mbretin Zog në përvjetorin e vdekjes së tij.

“Më 9 prill 1961 NMT Mbreti Zog ndërroi jetë në moshën 66 vjeçare. Sot, 60 vjet më pas, familja jonë kujton me nderim jetën dhe veprën e tij në shërbim të Kombit”.

“Bashkëngjitur mund të gjeni një jetëshkrim të përmbledhur për njeriun që jetoi me një thënie në zemër: ”Atdheu mbi të gjitha””.

“Ahmet Zogu lindi në Burgajet të Matit më 8 tetor 1895. Ai ishte djali i Xhemal Pashë Zogollit dhe Sadije Toptanit. Familja Zogolli për 500 vjet ishin udhëheqësit e krahinës së Matit, ndërsa familja Toptani të Shqipërisë së mesme”, ka shkruar Princ Leka në rrjetin social Facebook.