Deputeti i LVV-së në vijë me opozitën, Projektligjin për tekste shkollore e quan të kontrabanduar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, e ka quajtur Projektligjin për tekste shkollore të kontrabanduar.
Këtë projektligj e kanë kritikuar edhe partitë opozitare.
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku në rend dite ishte votimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Arsim, Shkence, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport për Projektligjin 08/L-207 për tekste shkollore, Rrahmani tha se nuk bëhet pjesë e Ligjit të kontrabanduar dhe si të tillë nuk do ta votojë.
Në lidhje me këtë projektligj reagim ka pasur edhe nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati.
Ai ka kritikuar ashpër ministren e Arsimit Arbërie Nagavci lidhur me këtë projektligj, duke thënë se Projektligji është u kontrabanduar nga mazhoranca në Kuvend. /Eo