Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Shtrëngimi i masave, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë që nga mëngjesi
Foto ilustruese

Shtrëngimi i masave, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë që nga mëngjesi

Aktuale April 09, 2021 - 09:06

Masat e vëna nga qeveria “Kurti” kanë bërë që kosovarët sot t’ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë.

Lexues të “Lajmi.net” kanë dërguar fotografi nga pika kufitare e Vërmicës, ku shihen kolona të gjata automjetesh, që tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për ta kaluar fundjavën.

Kjo për shkakun se Kosova aktualisht gjendet nën masa të rrepta anti-COVID19, që përfshijnë mbylljen totale të gastronomisë, përveç me “Take Away”, si dhe orën policore.

Kësisoj, kosovarët kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi sot në Kosovë edhe ashtu në sektorin publik është ditë pushimi.

Pritjet, siç kanë treguar lexues të “Lajmi.net”, në këtë pikë kufitare shkojnë deri në gjysmë ore.