Kandidati i PDK-së që s’u bë deputet mallkon ata që s’e votuan: Iu raftë kanceri, Sida dhe COVID-19

Kandidati i PDK-së që s’u bë deputet mallkon ata që s’e votuan: Iu raftë kanceri, Sida dhe COVID-19

Aktuale March 15, 2021 - 17:22

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Haki Morina, i cili nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, ka një porosi për të gjithë ata që ia premtuan votën, por nuk ia dhanë.

Morina ka shkruar në Facebook se uron që të gjithë atyre që i premtuan, por nuk e votuan, të infektohen me COVID-19.

“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte kanceri, sida dhe Covid19”, ka shkruar Morina në Facebook.

Ndërkohë, ai e ka edituar postimin, duke hequr nga “mallkimi” i tij, kancerin dhe sidën.

“Ata që (pa ua kërkuar) ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte Covid19”, ka shkruar Morina herën e dytë.

Image

Image