Anulohet protesta e gastronomëve, e paraparë për sot
Foto ilustruese

Anulohet protesta e gastronomëve, e paraparë për sot

Aktuale March 08, 2021 - 12:20

Shoqata e Gastronomëve ka anuluar protestën, e cila ishte paralajmëruar të mbahej sot, në kuadër të kundërshtimit të ashpërsimit të masave anti-COVID, përcjell “Zeri.info”.

Më datë 04 mars 2021 gastronomët kanë njoftuar se do të organizojnë një marsh protestues në rast të ashpërsimit të masave aktuale.

“Qëllimi i këtij organizimi ka qenë kundërshtimi i ashpërsimit të masave anti-COVID, të cilat ka pasur pritshmëri të merren si pasojë e zhvillimeve dhe paralajmërimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK-së). Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Rrjedhimisht nuk ka protestë. E theksojmë përsëri! Në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave, ku paraprakisht do të ju lajmërojmë rreth detajeve të tjera”, thuhet në njoftimin e gastronomëve. /Zëri