Të premten fillon “Epopeja e UÇK-së”, kjo është agjenda e aktiviteteve

Të premten fillon “Epopeja e UÇK-së”, kjo është agjenda e aktiviteteve

Aktuale March 03, 2021 - 14:53

Shkaku i pandemisë, këtë vit manifestimi i “Epopesë së UÇK-së” do të shënohet më ndryshe.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të mbahet manifestimi qendror dhe parada e FSK-së për nder të 23-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Më poshtë mund të shihni agjendën e aktiviteteve, që do të mbahen më 5, 6 dhe 7 mars, për shënimin e “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. /Zëri

5 mars

- Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

- Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës.

09:00 - Seanca solemne nëpër të gjitha kuvendet komunale.

11:00 - Ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime bëmat dhe heroizmin”, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë.

12:00 - Parada e FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë (për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut).

18:00 -Turniri në futsall, Pallati i Rinisë, Prishtinë.

6 mars

09:00 - Homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

10:00 - Ekspozitë me fotografi, Prekaz.

11:00 –Turnir në volejboll, Skenderaj.

12:00 - Homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së.

15:00 - Ekspozitë me 59 fotografi në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë.

17:00 - Akademi përkujtimore, Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë.

7 mars

09:00 – Turnir në shigjetari, Skenderaj.

11:00 – Turnir në shah, hotel “Grand”, Prishtinë.

13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj.

17:45 - Manifestimi Nata e Zjarreve, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

18:00 – Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale.