Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Aktuale March 02, 2021 - 18:13

Instituti Hidrometeorologjik njofton se mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht pranveror.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.

Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Zëri