Molliqaj për Kurtin: I hapur ndaj Serbisë, i mbyllur ndaj Shqipërisë

Molliqaj për Kurtin: I hapur ndaj Serbisë, i mbyllur ndaj Shqipërisë

Aktuale March 02, 2021 - 16:56

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në shënimin e 577-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, nga ky qytet, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon bashkimin me Shqipërinë, raporton Zeri.info.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Sipas tij, Kurti është i hapur ndaj Serbisë, ndërkaq i mbyllur ndaj Shqipërisë.

“I hapur ndaj Serbisë, i mbyllur ndaj Shqipërisë. Albin Kurti nuk i thotë jo Lajçakut për ndryshime kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Albin Kurti i thotë jo ndryshimeve kushtetuese për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kur i tradhëton bindjet dhe vlerat, ndryshimi i qëndrimeve bëhet vetëm çështje kohe”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”. /Zëri