Kandidati për deputet i VV-së propozon mbylljen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Kandidati për deputet i VV-së propozon mbylljen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Aktuale February 27, 2021 - 09:38

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, ka propozuar mbylljen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Loshi ka thënë se në vend të akademisë, të hapet Qendra e ideve inovatore.

“Shoqëria duhet të lëvizë përpara me projekte të dobishme. Çdo cent i buxhetit të shtetit të shfrytëzohet për nevojat reale të shoqërisë dhe jo të grupeve të interesit që nuk bëjnë asgjë për shoqërinë”, ka shkruar Loshi.

Postimi i plotë:

Nuk di që ka një shtet demokratik, i cili iu jep rroga pleqve “akademikë” pse ata dalin në zyrë për t’i kruar topat e tyre, siç ndodh në Kosovën tonë të stërmbushur me “akademikë”.

Në vend të akademizmit ne duhet ta stimulojmë novatorizmin shkencor e teknologjik që vie nga rinia jonë e mrekullueshme.

Propozim konkret: ta mbyllim Akademinë e shkencave dhe të arteve (të pleqve) dhe ta hapim Qëndrën e ideve novatore në të njëjtën ndërtesë në Prishtinë.

Shoqëria duhet të lëvizë përpara me projekte të dobishme. Çdo cent i buxhetit të shtetit të shfrytëzohet për nevojat reale të shoqërisë dhe jo të grupeve të interesit që nuk bëjnë asgjë për shoqërinë.

 

Nuk di që ka një shtet demokratik, i cili iu jep rroga pleqve “akademikë” pse ata dalin në zyrë për t’i kruar topat e...

Posted by Liri Loshi on Friday, February 26, 2021