Tahiri: Një anëtar, 1 votë për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së dhe kryetarëve të degëve

Tahiri: Një anëtar, 1 votë për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së dhe kryetarëve të degëve

Aktuale February 26, 2021 - 17:10

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka treguar platformën për zgjedhjet e kryetarit të LDK-së dhe të secilit kryetar dege.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri ka thënë se një anëtar 1 votë për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së dhe kryetarit të degëve.

“1 anëtar 1 votë për zgjedhjen e Kryetarit të LDK dhe të secilit Kryetar Dege, kjo është platforma përmes të cilës LDK i kthehet popullit e qytetarëve, kjo është platforma fituese për LDK. Pas një kohe të gjatë të mosdëgjimit të zërit ndryshe, zërit të anëtarësisë, ndryshimi duhet të jetë i plotë duke i hapur rrugën garës së vlerave”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ai thotë se ky do të jetë ndryshimi më i rëndësishëm në Kuvendin e LDK-së, me 14 mars.

“Në Kuvendin e LDK të 14 marsit, ky koncept duhet të jetë ndryshimi më i rëndësishëm. Për më tepër, ky koncept garanton jo vetem ndryshim të rendesishem por vë në vend edhe zërin e anetaresise së LDK për udhëheqjen e LDK-së!”, ka përfunduar Tahiri./Zëri