Osmani i reagon Lajçakut: Kosova është shtet i pandashëm dhe sovran, kufijtë tanë u shënuan me gjak

Osmani i reagon Lajçakut: Kosova është shtet i pandashëm dhe sovran, kufijtë tanë u shënuan me gjak

Aktuale February 25, 2021 - 22:22

U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, reagon pas zhvillimeve të paraqitjes së emisarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak me një hartë në të cilën ‘’kthente’’ Kosovën pjesë të Serbisë. 

Osmani ia bën me dije se, Kosova është shtet i Pavarur dhe demokratik.

Ajo thekson se kufijtë e vendit u shënuan me humbjen e fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën nga regjimi gjenocid i Serbisë, raporton Zeri.info.

"Republika e Kosovës është dhe do të jetë gjithmonë një shtet i pavarur, i pandashëm dhe sovran. Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën nga regjimi gjenocid i Serbisë. Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete", deklaron ajo përmes një cicërime në Twitter. /Zëri