Hoxhaj: S’japim votë “bllanko” për presidentin, s’jemi këtu për të avancuar dikë në karrierë

Hoxhaj: S’japim votë “bllanko” për presidentin, s’jemi këtu për të avancuar dikë në karrierë

Aktuale February 25, 2021 - 22:00

Ushtruesi i detyrës së kreut të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka folur për çështjen e votimit të kandidatit për president në Kuvend, shkruan Express.

Hoxhaj ka thënë se partia të cilën e udhëheq, nuk do të japë votë ‘bllano’ për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Nuk ka votë bllanko nga PDK’ja (për presidentin), pa konsulta, pa dialog, pa takime ndërpartiake, nuk mund të japim nga studiot as nga konferencat për shtyp”, është shprehur Hoxhaj.

Tutje, Hoxhaj u pyet nëse do Kurti do ta ftonte Hoxhajn në një takim a do të pranonte? Ky i fundit tha në Klan se “Natyrisht që po”.

Ai gjithashtu tha se PDK’ja nuk do të shkojë në Kuvend pa dialog paraprak dhe të votojë dikën.

Sa i takon rolit tonë në formimin e institucioneve, ne jemi të gatshëm të tregojmë kulturë të mirëfilltë demokratike. Por, mos të llogaritë dikush që ne do të shfaqemi në Kuvend vetëm për të votuar në Kuvend pa pasur një dialog paraprak.