Hoti: Deklaratat e Vuçiqit nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon

Hoti: Deklaratat e Vuçiqit nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon

Aktuale January 28, 2021 - 23:16

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë,, Aleksandër Vuçiq në lidhje me ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Sipas Hotit, kjo deklaratë nuk është në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Deklarata e Presidentit të Serbisë Vuçiq, për ngritjen e kapaciteteve ushtarake, me pretekst zhvillimet në Kosovë, nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke”, shkruan Hoti në një postim në “Facebook”.

Kryeministri në detyrë ka thksuar se vendi vazhdon të jetë i përkushtruar në rrugën drejt integrimit në NATO.

“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe thellimit të bashkëpunimit me partnerët strategjik ndërkombëtarë, SHBA-të dhe vendet mike të BE-së”, theksohet në postimin e Hotit./Zëri

 

Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe thellimit të bashkëpunimit me partnerët...

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, January 28, 2021