Shqipëri, tetë të vdekur dhe 879 të infektuar me COVID-19

Shqipëri, tetë të vdekur dhe 879 të infektuar me COVID-19

Aktuale January 26, 2021 - 17:03

8 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 3605 persona, prej të cilëve 879 kanë rezultuar pozitivë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,880 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. /Zëri