PZAP-i publikon vendimin për moscertifikim të listave nga KQZ-ja

PZAP-i publikon vendimin për moscertifikim të listave nga KQZ-ja

Aktuale January 26, 2021 - 15:09

PZAP-i ka vlerësuar se rekomandimi i ZRPPC-së ka qenë në kundërshtim me pikën II të dispozitivit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike (ZRPPC) në rekomandimet e dërguara për KQZ-në kishte kërkuar që ky organ të certifikojë listat e partive politike ashtu siç janë.

Kështu theksohet në vendimin e PZAP-it për ankesën e Partisë së Ashkalinjve për Integrim, që iu drejtua PZAP-it, pasi KQZ-ja nuk ia certifikoi listën zgjedhore.