Peci: Sulmet e LDK-së ndaj Osmanit janë për shkak të panikut në të cilin janë përfshirë si parti

Peci: Sulmet e LDK-së ndaj Osmanit janë për shkak të panikut në të cilin janë përfshirë si parti

Aktuale January 24, 2021 - 19:22

Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës reagon ndaj Osmanit “për shkak të panikut në të cilin janë përfshirë”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Peci tha se LDK-ja nuk do të arrijë “t’i bindë” qytetarët me pretendimet e tyre, ndërsa akuzoi këtë parti se “Kosova është keq shkaku i tyre”.

“Reagimi i LDK-së shpërfaqë panikun në të cilin është përfshirë ky subjekt. Ne konsiderojmë se ky reagim është i motivuar nga disponimi i ulët i qytetarëve për këtë subjekt dhe jo nga përpjekja e këtij subjekti për ta mbrojtur shtetin dhe demokracinë në vend. Kredia juaj morale është harxhuar. Nuk do të arrini ta bindni opinionin publik në pretendimin tuaj, sepse Kosova është keq shkaku juaj”, shkruan këshilltari i ushtrues së detyrës së presidentes.

Ai ka kërkuar që të marrin fund “pazaret politike” dhe ka paralajmëruar se si listë do të reagojnë çdo herë në raste të tilla.

“KQZ-ja, por edhe të gjitha institucionet e tjera të vendit nuk janë vend ku bëhen pazare politike. Kjo praktikë duhet të marrë fund, ndaj reagimet tuaja janë simptomë e panikut.

Nuk do të ketë asnjëherë zmbrapsje në zbatimin e ligjit, ndaj Lista jonë do të mbetet e përkushtuar që kurdo dhe kudo të insistojë në ligjshmëri, duke mos e bërë ligjin asnjëherë subjekt të pazareve politike, siç keni bërë deri tashti ju! Askush nuk mund t`ua marrë juve flamurin e dhunimit të institucioneve dhe shkeljes së Kushtetutës! Ne po e bëjmë pikërisht të kundërtën. Po i mbrojmë institucionet nga ju e partnerët tuaj të qeverisjes e të biznesit, për t’i sjellë qytetarëve ditë më të mira në një shtet ku sundon rendi e ligji”, shkruan Peci./Zëri

 

Kundëreagim ndaj deklaratës së sotme të LDK-së Ata që e zgjodhën Hashim Thaçin president e kurrë nuk e ngritën zërin...

Posted by Faton Peci on Sunday, January 24, 2021