Hoti për Rugovën: Gjatë gjithë veprimtarisë së tij u qëndroi besnik parimeve të veta

Hoti për Rugovën: Gjatë gjithë veprimtarisë së tij u qëndroi besnik parimeve të veta

Aktuale January 21, 2021 - 18:41

Kryeminstri në detyrë, Avdullah Hoti, sot në 15-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rurova, ka thënë se ky i fundit gjatë gjithë veprimtarisë së tij u qëndroi besnik parimeve të veta.

Sipas Hotit, pakti i pajtimit të popullit të Kosovës me presidentin Rugova ka themele të forta.

"Pakti i pajtimi të popullit të Kosovës me presidentin Rugova ka themele të forta. Rugova, njeriu që kaloi nga bota e mendimit kritik letrar, gjatë tërë veprimtarisë së tij u qëndroi besnik parimeve të veta; ai ishte politikan shumë realist, por me ide dhe vizion të jashtëzakonshëm për kohën në të cilën jetoi", ka shkruar ai në "Facebook". /Zëri