Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
BE-ja nuk pajtohet me ndërhyrjet në punën e KQZ-së

BE-ja nuk pajtohet me ndërhyrjet në punën e KQZ-së

Aktuale January 21, 2021 - 15:21

 

Image

Zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhivalj, ka deklaruar se nuk duhet ndërhyrë në punën e KQZ-së dhe, sipas saj, certifikimi i kandidatëve për deputetë është procedurë e përcaktuar me ligj dhe për të ka mundësi ankese.

Ajo për “Zërin” tha se pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve në mënyrë sa më të besueshme dhe transparente në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Në presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve sa më të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare”, tha ajo për “Zërin”.

Po ashtu zëdhënësja e Zyrës së BE-së, Dinka Zhivalj, ka thënë se procedurat parazgjedhore për certifikimin e kandidatëve janë duke vazhduar dhe, sipas saj, këto procedura janë të përcaktuara nga ligji, ku edhe përfshijnë mundësinë edhe për t’u ankuar.

“Procedurat parazgjedhore, duke përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende duke vazhduar. Këto procedura janë të përcaktuara nga ligji dhe e përfshijnë mundësinë për t’u ankuar. Është me rëndësi që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse juridike të kenë mundësi ta kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, potencoi Zhivajl.

Ndërkaq, edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar që institucionet e Kosovës të organizojnë zgjedhje të besueshme dhe transparente në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ne presim që të gjitha institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të kryera në përputhje me standardet ndërkombëtare”, tha ambasadori gjerman, Jorn Rohde. /Zëri