Haradinaj bën homazhe te varri i Rugovës: I përjetshëm kujtimi për të

Haradinaj bën homazhe te varri i Rugovës: I përjetshëm kujtimi për të

Aktuale January 21, 2021 - 09:42

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij.

Para mediave, Haradinaj ka thënë se Kosova është mirënjohëse për kontributin e Rugovës për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Sot nderojmë vendin ku pushon trupi i tij. E vërteta është se Kosova dhe të gjithë ne, jemi mirënjohës për kontributin e tij për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Do të jetë i përjetshëm kujtimi për të dhe respekti. Lavdi”, tha ai./Zëri