“Krejt dhe Drejt” – sllogani i Kurtit dhe Osmanit për zgjedhjet e 14 shkurtit

“Krejt dhe Drejt” – sllogani i Kurtit dhe Osmanit për zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale January 20, 2021 - 21:25

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti bashkë me Vjosa Osmanin, kandidaten për presidente, kanë bërë publik slloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Krejt dhe Drejt” është sllogani me të cilin do të garojë LVV-ja në këto zgjedhje, ndonëse sipas të gjitha gjasave, pa Kurtin në listë.

Sllogani u e bë i ditur nga Kurti dhe Osmani përmes rrjeteve sociale.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, tregoi arsyet se pse ky slogan sipas tyre është i duhuri.

“Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin!

Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet. Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues. Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën. Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar. Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, shkruan Osmani.

Në postimin e tij në lidhje me këtë sllogan, Kurti tha:

“Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet”, shkruan ish-kryeminisitri i Kosovës. /Zëri