Hoti: Brezovica do të kthehet në një qendër ndërkombëtare të skijimit

Hoti: Brezovica do të kthehet në një qendër ndërkombëtare të skijimit

Aktuale January 20, 2021 - 18:41

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar sot Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë, ku ka takuar përfaqësuesit e Federatës Skitare të Kosovës dhe tre garuesit me grada Olimpike.

Në këtë vizitë, kryeministri Hoti ka konfirmuar mbështetjen e parezervë të qeverisë për turizmin malor, ku theksoi se “është kënaqësi të jesh në këto bjeshkë, të shohë plotë skitarë, vajza dhe djem bashkë me Federatën e Skitarëve”.

“Kishim një bisedë të mirë me disa nga ta, për kushtet që janë këtu dhe për nevojën që ka kjo qendër për ta revitalizuar plotësisht dhe për ta kthyer në një qendër ndërkombëtare të skijimit”, tha Hoti.

Më tej, kryeministri nw detyrw, theksoi se Kosova ka hyrë me disa projekte të mëdha nga Marrëveshja e Uashingtonit, dhe pret që gjatë këtij viti të konkretizohet investimi në këtë qendër bashkë me investitorët amerikan në formë të partneritetit publiko-privat, ku Kosova merr përsipër investimet në infrastrukturë dhe investime tjera përcjellëse, derisa pjesa komerciale ndërtohet dhe mirëmbahet nga investitorët.

Po ashtu, kryeministri Hoti tha se, pret që për një periudhë të shkurtër kjo qendër të kthehet në një vend që vlon nga skitarët dhe me turizëm të zhvilluar në nivel ndërkombëtar.

Gjatë kësaj vizite në Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë, kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi./Zëri

Image

Image